Përbërësit
500 gr biskota të bluara
200 gr kokos
250 gr sheqer
200 ml qumësht
250 gr gjalpë
1 sheqer vanilje
1.5 lugë gjelle rum
Glazura:
200 gr cokollatë gatimi
6 lugë gjelle vaj
Udhëzimet
Në një enë të madhe trazojini bashkë biskotat e bluara dhe kokosin.
Në një enë tjetër vendoseni në zjarr të ngadalshëm qumështin, gjalpën, sheqerin dhe sheqer vaniljen, derisa të shkrihen të gjitha.
Pas shkrirjes, masën hidheni tek biskotat.
Shtoni rumin dhe masën trazojeni mirë me duar.
Tepsinë e përmasavve 26×39 cm lyejeni me pak vaj dhe në të shtrojeni brumin e përgatitur. Rrafshojeni mirë.
Sipër saj hidhni glazurën me çokollatë e më pas ëmbëlsirën vendoseni në frigorifer që të forcohet.
Është mirë që para shërbimit, ëmbëlsira të lihet në temperaturë dhome për 15 minuta. Pastaj priteni në format e caktuara dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë.