Shtëpia më e shtrenjtë që është shitur në historinë e SHBA-ve, është një apartament në Manhatan, të cilin miliarderi Ken Griffin e bleu për 238 milionë dollarë
Prona luksoze ndodhet te ndërtesa “220 Central South Building”. Apartamenti shkon në katër kate, dhe sigurisht që ka pamje nga parku më i famshëm i Nju Jorkut, Central Park.
50-vjeçari Ken Griffin është themeluesi i fondit të investimeve “Citadel”, dhe kjo nuk është prona e vetme me çmim të çmendur që ka blerë këtë javë. Jo më larg se të hënën ai doli në lajme për blerjen e një shtëpie 124 milionëshe pranë pallatit Buckingham Palace, në Londër.
Veç kësaj, ka blerë një tjetër apartament të shtrenjtë në Majemi, për 60 milionë dollarë, në vitin 2015, si dhe një në Çikago, për 59 milionë dollarë.
Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/shitet-apartamenti-me-i-shtrenjte-ne-histori-242-619553/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright