PDK në telashe të mëdha

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Partia Demokratike e Kosovës, është në telashe për sa i përket gjetjes se një kandidati për ministër të Integrimeve Evropiane. Propozimi qe deputetja Blerta Deliu të pasoj Bekim Çollakun në këtë post nuk është mirëpritur në Kryesinë e partisë më të madhe në vend.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda PDK-së bëjnë me dije se në mbledhjen e mbajtur ditë më parë të kësaj Kryesie është kundërshtuar ideja qe deputetja Deliu të zgjidhet në këtë post.

‘Indeksonline’, ka provuar të marrë qëndrimin e sekretarit të PDK-së, Basri Musmurati, nënkryetares se PDK-së, Flora Brovina dhe shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti, mirëpo qe të tretë çuditërisht duke hezituar të japin informacione kanë thëne se nuk ishin prezent gjatë gjithë mbledhjes.

Zenun Pajaziti ka thënë se e ka lëshuar këtë mbledhje më herët për shkak të një obligimi tjetër. Ndërsa, nënkryetarja Brovina ka thënë se nuk ka qëndruar në mbledhje në kohën kur është diskutuar për këtë çështje.

E, Basri Musmurati, ka thënë se nuk ka marrë fare pjesë në këtë mbledhje.

Ndërsa, kontakti me Blerta Deliu- Kodra, ka qenë i pamundur.

Ndryshe, mediet kishin raportuar se PDK e ka dërguar emrin e Blerta Deliut për miratim në qeveri, mirëpo kjo as nuk është pohuar dhe as mohuar nga zyrtarët qeveritar.

Mbetet të shihet nëse do të kalohen këto kundërshtime dhe Blerta Deliu do të emërohet në këtë post.

PDK kohëve të fundit ka pasur telashe edhe me deputet. Pasi tre kandidat të kësaj partie për deputetë kanë refuzuar qe të lenë postet e tyre për të  kaluar si deputet. Bajram Rexhepi, Bajram Zejnullahu dhe Ramë Vataj publikisht kanë thënë se nuk duan të jenë pjesë e legjislativit.

Ministria e Integrimeve Evropiane tash e disa muaj është pa ministër. Ndërsa se fundmi edhe zëvendësministri Ramadan Ilazi ka dhënë dorëheqje nga ky post duke e lënë këtë ministri pa ‘zot shtëpie’. Ndërsa, Anila Statovci ka konfirmuar ditë më parë për ‘Indeksonline’, se nga pozita e zv/ministres se Arsimit do të kaloj në pozitën e zv/ministres se Integrimeve./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme