Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj përmes një shkrimi në facebook ka shprehur ngushëllime për vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës Arian Dacit nga një ortek bore në Brezovicë.
“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lëndur Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, shkroi Haradinaj.