Përbërësit
150 ml vaj ulliri
50 gr gjalpë kakao
125 ml ujë të vluar
2 lugë të vogla ekstrakt vanilje
150 gr bajame të bluara
1 lugë e vogël sodë bikarbonë
pak kripë
200 gr sheqer
3 vezë
Udhëzimet
Furrën ngroheni në 170 gradë.
Tek gjalpa e kakaos shtoni ujin e vluar dhe përziejini mirë derisa të fitoni një masë homogjene.
Shtoni esktraktin e vaniljes dhe lëreni të ftohet.
Në një enë tjetër bëjeni bashkë sodën bikarbonë, kripën dhe bajamet e bluara.
Shtoni sheqerin, vajin e ullirit, vezët dhe të gjitha bashkë miksojini për 3 minuta.
Shtojani masën me kakao dhe të gjitha bashkë zbrazini në tepsinë e lyer me yndyrë e të spërkatur me pak miell.
Piqeni në furrën e parangrohur për 40-45 minuta./Embelsira-ime/