Bazaj: Veseli e nxori nga zarfi emrin e Lladrovcit

E mërkurë, 09 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Drenasit, Naim Bazaj ka vendosur qe t’i hyjë si i pavarur garës për kryetar të kësaj komune.

Bazaj, i cili është pjesë e degës se PDK-së në këtë komunë, është shprehur i zhgënjyer me vendimin e PDK-së për të kandiduar ish ambasadorin Ramiz Ladrovci për të parin e kësaj komune.

Bazaj në një prononcim për ‘Indeksonline’, ka thënë se Kadri Veseli e ka nxjerrë nga zarfi emrin e Ramiz Lladrovcit.

“Po do të jem kandidat i pavarur. Unë me elektorat të PDK-së do të fitoj. Lladrovci është i propozuar nga një grup i caktuar. Nuk ka qenë e drejtë vendimi për të kandiduar Lladrovcin. Është dashur të pyetet struktura e PDK-së në Drenas. E, jo gjithmonë me imponime nga qendra”, ka thënë Bazaj.

Lladrovci, sipas tij, të premten është bërë banor i Drenasit.

“Elektorati i PDK-së, do t’i jep fund të gjithë atyre qe mendojnë se janë të paprekshëm. Më 4 dhjetor do të shihen rezultatet. PDK do të dëmtohet. Elektorati i PDK-së, është me mu e jo më atë qe e ka përcaktuar kryetari i partisë”, ka shtuar Bazaj.

Ai ka bërë me dije se është duke i dërguar në Drenas të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të kandiduar si i pavarur dhe ai pret qe KQZ sot ose nesër ta certifikoj si kandidat i pavarur./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme