Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti sekretarin e përgjithshëm të Shoqatës së Diabetologëve Evropianë, Dario Rahelic, i cili shoqërohej nga doktorët kosovarë Luan Gola dhe Bardhyl Gashi.
Duke iu referuar Ditës Ndërkombëtare kundër Diabetit e cila shënohet me 14 nëntor, gjatë takimit u bisedua për nevojën e bashkëpunimit më të gjerë në përballje me këtë sëmundje dhe për vetëdijesimin lidhur me të, transmeton Koha.net.
Me këtë rast, u fol edhe për Strategjinë Nacionale Kundër Diabetit dhe përkrahjen e Shoqatës së diabetologëve evropianë në këtë fushë.
Mustafa theksoi se shëndetësia mbetet prioritet i rëndësishëm i Qeverisë së Kosovës duke shprehur edhe përkrahjen për institucionet dhe punëtorët shëndetësor në vetëdijesimin dhe përballjen me diabetin, si dhe për të prekurit nga kjo sëmundje.