Dy javë pas përurimit, dëmtohet rruga e re në Rugovë

U dëmtua jo më tepër se dy javë prej që komuna e Pejës në faqen e saj zyrtare ka promovuar rrugën e ndërtuar dhe të asfaltuar nga fshati Drelaj deri në Koshutan të Rugovës, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët e asaj ane e kanë mirëpritur ndërtimin e asaj rruge, por gjithnjë me drojë se mund të dëmtohet nga reshjet e mëdha, pasi përgjatë saj nuk janë ndërtuar muret mbrojtëse. Për këto rreziqe banorët edhe i kanë informuar komunarët që të ndërtohen mure mbrojtëse, të vendosën edhe gypa të gjerë e sidomos në disa pjesë edhe të ndërtohet rruga larg shtratit të lumit.

Siç duket, këto këshilla nuk i ka dëgjuar se nuk i ka përfillur komuna, që një lumë i vogël mund të shndërrohet në një Lumëbardhë nga prurjet e ujit kur ka reshje të mëdha, të cilat kanë shkaktuar të martën erozione dhe kanë dëmtuar rrugën në disa vende, duke lënë edhe asfaltin pezull. “Ajo rrugë niset nga Drelajt kalon edhe nëpër Dukaivë, Pepaj e Koshutan. E vetë fakti që nuk janë dëgjuar këshillat e banorëve për rreziqet që shfaqen nga reshjet tregon se pushteti po asfalton rrugë vetëm për fushatë pa kurrfarë kriteresh profesionale”, thotë Mustafë Lajqi, banor i fshati Pepaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme