Prishtina nuk përfiton rritje të buxhetit për investime kapitale

Për 18 milionë euro do të jetë më i madh buxheti i komunave të Kosovës, në përgjithësi, për shpenzimet kapitale në vitin që vjen, krahasuar me shpenzimet e kësaj kategorie që kanë pasur komunat gjatë këtij viti, shkruan sot Koha Ditore.

Por, pjesë e kësaj rritjeje për projektet kapitale nuk është edhe Prishtina, ndonëse është komuna më e madhe e vendit dhe është kryeqytet. Kjo, për shkak se Prishtina, vitin që vjen, do të ketë afro 4 milionë euro më pak buxhet për shpenzimet kapitale, sesa që ka pasur sivjet.

Në këtë ndikon edhe shkurtimi i grantit qeveritar për Komunën e Prishtinës, në vlerë për afro 4 milionë euro, për vitin 2017, krahasuar me buxhetin e këtij viti, ka reflektuar direkt në shpenzimet kapitale për kryeqytetin. Sipas projeksioneve buxhetore që janë miratuar edhe në Kuvendin Komunal, Prishtina ka ndarë 17 milionë e 761 mijë euro për shpenzimet kapitale për vitin e ardhshëm, ndërkohë që në këtë vit buxheti për këtë kategori të shpenzimeve ka qenë 21 milionë e 712 mijë euro. /Koha Ditore

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme