Profesori universitar dhe analisti Ardian Gola ka ironizuar më reagimet e shoqërisë kosovare lidhur me kërkesën e ambasadës turke për arrestimin e një gazetari që bëri thirrje për të përkrahur puçin e më pas u shfajësua se kjo ishte “sarkazëm”, duke ua ndërmendu heshtjen e kësaj shoqërie kur në të kaluarën kërkohej nga një ambasadë e fuqishme në Kosovë mbajtja në burg e ish liderit të Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurtit, transmeton portali Sakte.net
“Do të punojmë me ta [lidershipin kosovar] që ta mbajmë Albin Kurtin në burg dhe do t’i inkurajojmë që ta ndjekin procesin e Ahtisaarit si kundërshtimi më efektiv i mesazhit negative të Vetëvendosjes…” – kishte thene ambadorja turke… asi, m’falni, amerikane n’Kosove me 2007, sipas raportimit te Ëikileaks n’2011. Pra, masa me efektive me ata qe nuk pajtohen me nje proces politik, eshte burgu. Po pra, s’ka ma efektiv. Pse a po lyp kush demokraci a? Po nejse… shyqyr qe e kemi Turqine me e ngrite zanin protestues ka pak e po dukemi qytetare t’vetedijesuem… ndoshta keshtu edhe mesohemi!
P.S. Kjo s’do t’thote aspak qe jam kunder satires dhe lirise shprehjes, sidomos kur behet fjale per arrestimin e gazetareve. Perkundrazi!”, ka shkruar Gola./Sakte.net