Lladrovci përgjigjet ndaj akuzave të Drenorit: Ai po shpif! Nesër do ta dorëzojë padinë e radhës ndaj tij

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci në një prononcim për Periskopin, i ka quajtur “shpifje” deklaratat e ish asambleistit të vetëvendosjes Xhavit Drenori.

Ky, siç ka raportuar gjatë ditës Periskopi, ka deklaruar se Lladrovci ka qenë në dijeni për veprime të paligjshme të policit Vesel Veseli, të natyrës së njëjtë, por me një zyrtare komunale.

“Ka dyshime qe kryetari Lladrovci ka qene i informuar me heret me veprime te paligjshme te policit V.V. te natyrës se njëjte me një zyrtare komunale. Një pyetje: Ku mbeti rasti? Kush e fshehi? Sikur t’i shkohej deri ne fund atij rasti, nuk do te ndodhte rasti i 16 vjeçares. Kryetari duhet te flas!”, ka shkruar Drenori në Facebook.

Por Lladrovci i tha Periskopit se nuk ka asgjë të vërtetë në këto. Madje ai ka paralajmëruar se do të dorëzojë nesër padi për shpifje ndaj Drenorit.

“Tani sapo e pashë shpifjen e tij të radhës. Nesër pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, dega në Drenas, do ta deponojë padinë e radhës për shpifje ndaj z. Drenori”, ka thënë Lladrovci për Periskopin. Ai madje tha se këtë do ta bënte sot, po që se Drenorit nuk do ta lëshonte aq vonë dhe në përfundim të orarit të gjykatave, deklaratën e tij.

“Asgjë nuk ka të vërtetë. Deklaratën e ka bërë pas orës 15:00 kur Gjykata nuk punon se sonte do ta deponoja padinë për shpifje”, tha Lladrovci.

Polemika mes tij dhe Drenorit shpërtheu sërish, pas publikimit të lajmit për abuzimin e një të miture në Drenas, fillimisht nga mësuesi i saj dhe pastaj edhe hetuesi tek i cili raportoi abuzimin e parë. Ky rast mori jehonë në media dhe nxiti reagimin e të gjitha institucioneve, shoqërisë civile dhe popullatës e cila sot doli edhe në protestë në mbrojtje të viktimave të dhunimeve.

Ndryshe hetuesi policor Vesel Veseli, të cilin përmend Drenori, dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur 16 vjeçare nga Drenasi, e cila kishte shkuar te ai për të paraqitur abuzimin seksual që ia kishte bërë një nga profesorët, i cili tashmë është arrestuar.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka mbajtur një konferencë për media lidhur me këtë rast, por nuk ka folur për hetuesin policor. Ai ka bërë të ditur se kanë marrë vendim për pezullimin e mësimdhënësit që dyshohet se dhunoi të miturën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme