Lunaçek për vizat: Çelësi në duart e politikanëve

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, njëherësh raportuese për Kosovën, Ulrike Lunaçek ka thënë se qytetarët kosovarë e meritojnë liberalizimin e vizave por që sipas saj, punën për këtë duhet ta bëjnë politikanët kosovarë.

“Liberalizimi i vizave dhe ku qëndron Kosova, e dini nga vizita ime e fundit që ka qenë një nga pikat e rëndësishme duke shpresuar se do të ketë sukses. BE ka ecur përpara dhe është definuar se është dhënë drita e gjelbër për liberalizim pas përmbueshjes së dy kriteteve të cilat janë: përmirësimi i regjistrit të rasteve të dënuara për krim të organizuar dhe demarkacioni. Këto kritere duhet të përmbushen”.

Nënkryetarja e Parlamentit Europian ka thënë se duhet nxitur Kuvendit që të kryejnë punën e tyre në mënyrë që kosovarët të udhëtojnë pa viza, njofton Klan Kosova.

“Nxis Kuvendin që të kryejnë punët, qytetarët e meritojnë që të udhëtojnë për 3 muaj në BE por tash topi është në anën e politikanëve kosovarë dhe çelësi është në duart e tyre, qytetarët e meritojnë por çelësi është në duart e politikanëve dhe shpresoj se këtë do ta bëjnë sa më herët që të jetë e mundshme”.

Lunaçek ka deklaruar gjithashtu se është e vërtetë se shtetet tjera të rajonit kanë marrë vite më parë liberalizimin e vizave por që sipas saj, rrethanat kanë ndryshuar.

“Ata që thonë se të gjitha shtetet e tjera të rajonit kanë pas liberalizimin e vizave para shumë viteve, është e vërtetë dhe ashtu si është e vërtete që bota rreth Kosovës dhe rrethanat kanë ndryshuar shumë nga viti 2010, psh kemi krizën e refugjatëve në Siri dhe kërkesat e tyre për në BE derisa kemi pasur edhe qytetarët e Kosovës që kanë kërkuar azil në shtetet e BE-së duke krijuar imazh se njerëzit dëshirojnë të largohen dhe nuk duan të qëndrojnë këtu”.

Ajo ka shtuar se Kosova dhe BE-ja janë partner dhe duhet të bashkëpunojnë mes vete.

“Kosova duhet ta kryejë pjesën e vet, i lus politikanët që të bëjnë atë që duhet të bëjnë në mënyrë që të arrijnë qëllimet e tyre për qytetarët e këtij vendi”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme