Udhëheqësit e ekipit negociator të Kosovës, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti kanë dorëzuar në Kuvend platformën për dialogun.
Limaj pas dorëzimit, në një konferencë për media ka bërë apel që deputetët ta votojnë këtë platformë, pasi ajo është referenca e Kosovës për këtë dialog.
“Zyrtarisht e dorëzuam platformën, iu bëjmë apel të gjithë deputetëve që seriozisht ta shqyrtojnë këtë platformë. Platforma është e krijuar me respekt ndërmjet dy shteteve. Parimet janë ato të cilat garantojnë që në këtë pjesë të rajonit të ndërtohet paqja. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Kosova shkon në Bruksel për njohje, për asgjë tjetër”, ka thënë Limaj.