Haradinaj: Jemi të bekuar me miqësinë e amerikanëve

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ka shtuar mëngjes delegacionit amerikan të cilët vizituan Kosovës me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se miqësia me amerikanët është bekim.

Kujtojmë që SHBA i ka dhënë ultimatum Haradinajt për pezullimin e taksës. Deri më tani kryeministri nuk është lëkunduar.

Postimi i plotë:

Një mëngjes i lutjeve me miqtë e çmuar, delegacionin e senatorëve dhe kongresistëve amerikanë, me praninë edhe të shumë personaliteteve nga Shqiperia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Jemi të bekuar me lidhjet e përhershme unike, që kemi ndërtuar me miqtë amerikanë, bazuar në vlerat më të larta njerëzore. Zoti i bekoftë dy popujt tanë! /Telegrafi/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme