Kongresistët amerikanë gjatë takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiqin në Munih, kanë kërkuar që Serbia, për shkak të vrasjes së vëllezërve Bytyçi në vitin 1999, ta arrestojë dhe ta ekstradojë Goran Radosavljeviq – Gurin, atëbotë ish – udhëheqës policor në Kosovë, shkruan gazeta e Beogradit “Blic”.
“Ka qenë bisedë shumë e vështirë. Palës amerikane më së shumti i ka interesuar rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi e më pas Kosova”, ka thënë burimi i kësaj gazete, transmeton Koha.net.
Duke u përgjigjur në kërkesën kongresistëve, Vuçiqi gjoja është përgjigjur se për arrestim duhet të ketë dëshmi e jo rrëfime gazetash e spekulime.
Në grupin e kongresistëve ka qenë edhe Eliot Engel.
Biseda, rastësisht ose jo, ndodhi pak kohë pas miratimit, në Parlamentin serb, të Marrëveshjes së korrigjuar për ekstradim ndërmjet Serbisë e SHBA-së.