Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin që ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në ora 03:00 të mëngjesit të sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës ka ndodhur në shpërthim.
Këtë e ka konfirmuar, Besim Hoti, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, transmeton televizioni publik.
Hoti ka thënë se nga ky sulm nuk ka asnjë të lënduar.
“Pas orës 03:00 të mëngjesit është dëgjuar një shpërthim. Nuk ka persona të lënduar, por vetëm janë regjistruar dëme materiale, dritaret e një lokali dhe të një veture që ka qenë në afërsi”, ka treguar Hoti.
Ai po ashtu ka thënë se ende nuk dihet as caku i sulmit dhe as kryerësit siç tha ai, të këtij akti kriminal, pasi që hetimi është na fazat fillestare./Koha.net/