Protestoi mbi markizë me flamur/ 80-vjeçari nga Lezha: Nuk ndalem deri sa të ikë Rama

Ndue Fuga, është 80-vjeçari nga fshati Fishtë e Lezhës i cili në protestën e 16 shkurtit ishte ndër përsonat e parë që kaloi kordonin e policisë dhe më pas hipi në verandën e Kryeministrisë, mbi veprën e artit. Për këto veprime ai u ndalua një natë më parë nga policia dhe qëndroi për disa orë në dhomat e paraburgimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Tiranës.

Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha thotë se është i përndjekur politik dhe se ka një mijë arsye për protestuar kundër kryeministrit Edi Rama. Ndue Fuga thotë se nuk ka frikë dhe se rezistenca e tij do të jetë e vazhdueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës.

“Kam një iniciativë të madhe për të rrëzuar PS-në. Do të vazhdoj deri sa të më dalë shpirti. Jam i vendosur t’i shkoj deri në fund deri në vdekje“, thotë i moshuari, shkruan Mapo.

80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor dje (17 shkurt) nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt. Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe problemeve shëndetësore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme