Protestuesit në Beograd kërkojnë të ndalohet “tradhtia e madhe” e Vuçiqit me Kosovën

Qindra qytetarë serbë janë mbledhur sot në Sheshin “Nikola Pashiq” në Beograd, nën organizimin e partisë opozitare Partia Demokratike Serbe (DSS), për të protestuar, siç thonë ata, kundër “tradhtisë së madhe me Kosovën”

Siç raporton “Beta”, kryetari i DSS, Millosh Jovanoviq, duke iu drejtuar të pranishmëve në protestë, ka thënë se “Kosova është Serbi dhe se për këto tri fjalë nuk ka dilemë”.

“Këto fjalë janë fillimi dhe fundi i diskutimeve lidhur me atë se e kujt është Kosova. Të gjithë e dimë ku janë manastirët tanë, ku është Patrikana e Pejës, sepse e tërë ‘Kosova e Metohija’ është e mbushur me shenjtëri serbe. Të gjithë e dimë sa gjak është derdhur nga Car Llazari, deri te djemtë që e kanë mbrojtur Kosovën nga agresioni i NATO-s në vitin 1999”, tha Jovanoviq, përcjell Telegrafi.

Ai gjithashtu shtoi se vetëm një njeriu i ka shkuar ndërmend që ta dorëzojë Kosovën, e ai është presidenti i Serbisë, Aleksanar Vuçiq.

“Nuk kemi të drejtë që popullin serb në Kosovë t’ia lëmë Kosovës shqiptare ose ruana zot, ‘Shqipërisë së Madhe’. ‘Kosova e Metohija’ është pasuria jonë shpirtërore”, tha Jovanoviq, duke e porositur Vuçiqin se “Serbia shumë më shpesh ka lindur Obiliq, sesa Brankoviq, serb të ndershëm e jo tradhtar”.

Më pastaj pjesëmarrësit e tubimit i janë drejtuar Presidencës së Serbisë duke bartur flamuj të Serbisë dhe të DSS dhe transparente në të cilat shkruante “Kosova është Serbi”, “ 1 nga 5 milionë për Kosovën=Serbi, e shenjtë dhe e jona”, “Kushtetuta është lekturë obligative, lexojeni”…, derisa nga altoparlantët dëgjoheshin këngë të sindikatës së Beogradit.

Tubimin me moton “Ta ndalojmë tradhtinë e madhe – Kosova është Serbi” e kanë organizuar DSS dhe iniciuesit e apelit për mbrojtjen e “Kosovës dhe Metohisë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme