Sipas studiuesve të Universitetit të Heidelbergut, një test i ri i gjakut do të ndihmojë mjekët të diagnostikojnë sëmundjen e kancerit të gjirit në mënyrë të shpejtë dhe joinvazive.
Procedura e re kërkon vetëm disa mililitra gjak në mënyrë që të mund të kontrollojë biomarkuesit që tregojnë praninë e kancerit.
Procedura duhet të jetë e disponueshme për përdorim të përgjithshëm gjatë këtij viti.
Testimet treguan saktësinë prej 75% në një grup prej 500 pacientësh me kancer të gjirit, transmeton KP.
Zëdhënësi i Qendrës Gjermane për Kërkimin e Kancerit deklaroi se, “çdo koment do të ishte spekulativ derisa studimi të rishikohet në një revistë shkencore të konsoliduar”.
Tanja Fehm, drejtoreshë e Klinikës Universitare të Dusseldorf Universitetit, tha se lajmi ishte potencialisht emocionues, por shtoi se, “duhej më shumë kohë para se të mund të përdoret në mënyrë rutinore”.