Ish-ministri Mile Janakieski është sulmuar këtë pasditen burgun e Shutkës në Shkup, nga Esat Kafegjolli, transmeton metro.
Bëhet e ditur që sulmuesi i cili ia ka thyer dorën Janakieskit, është Esat Kafegjolli i akuzuar dhe dënuar për terrorizëm në Kumanovë, ndërsa pas sulmit ai është lëvduar dhe ka thënë se i ka kryer favor Zaevit.
Përveq Mile Janakieskit, në burg është sulmuar edhe Spiro Ristovski nga Lirim Krasniqi.
Familjarët e tyre kanë folur për media dhe kanë thënë se sulmi ka ardhur si pasoj e provokimeve të Jankieskit dhe Ristovskit.
“Sot në mëngjes Lirim Krasniqi e ka rrahur Spiro Ristovskin, sepse ky i fundit ka thënë se duhet të zhduken shkollat shqiptare, ndërsa në ora 14:00 Esat Kafegjolli e ka rrahur Janakieskin sepse e ka quajtur terrorist shqiptar”, kanë thënë familjarët.
Ndërsa burimet nga burgu kanë thënë se Krasniqi e ka përgjakur Ristovski, ndërsa Kafegjolli me dy grushta e ka rrëzuar në tokë Janakieskin.
Momentalisht Janakieski është dërguar në spital.