Haradinaj: Mbështetja e Gjermanisë është vendimtare edhe në procesin e liberalizimit të vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë angazhimin e qeverisë së Gjermanisë ndaj shtetit të Kosovës lidhur me reformat e ndërmarra shtetërore, raporton Gazeta Blic.

“Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore. Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet””, ka shkruar haradinaj.

Sipas tij, ky është një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën ka ardhur si rezultat i partneritetit të nmgushtë mes dy vendeve.

“Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës”, ka përfunduar shkrimin e tij Haradinaj.

Ndryshe, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka thënë se vendi i tij është i vendosur për të ndihmuar Kosovën dhe dëshiron një “perspektivë evropiane për Kosovën”. Ai ka shtuar se “qeveria gjermane e konsideron të gabuar nëse BE dhe Gjermania heqin dorë nga mbështetja për Kosovën, duke përfshirë ndihmën financiare”./Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme