Kalon 39 vjet në burg për një krim që s’e kishte bërë, do marrë dëmshpërblim prej 21 mln dollarë

Craig Coley kurrë nuk duhet ti kishte kaluar 39 vjet në burg. Ai u dënua për një krim që nuk e kishte bërë.

71-vjeçari u akuzua për vrasjen e Rhonda Wicht dhe djalit të saj 4-vjeçar, Donald, në vitin 1978. Por 39 vite më pas, Coley është shpallur i pafajshëm dhe do marrë një dëmshpërblim prej 21 milionë dollarë.

Çështja u rihap pas kaq shumë vitesh dhe nga provat e ADN-së, rezultoi se nuk ishte Coley vrasësi. Ai gjatë asaj kohe ishte në një marrëdhënie me Wicht. Gruaja u gjet e mbytur me litar. Gjithashtu edhe djali i Wichtit ishte mbytur në shtratin e tij.

Ishte dëshmia e fqinjit të gruas që solli dënimin e Coleyt. Dëshmitari tha se pa kamionin e tij të parkuar jashtë ndërtesës së gruas dhe pa dikë që përputhej me përshkrimin e tij.

Image

Coley u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht.

Lufta e Coleyt për të përmbysur vendimin u ndihmua nga një agjent policie në Simi Valley, Mike Bender.

Fillimisht u konstatua se dëshmitari, që tha se pa kamionin e Coleyt nuk mund të kishte një pamje të qartë të automjetit nga dritarja e tij.

Dëshmitë bindëse për pafajësinë e tij u siguruan kur provat e ADN-së të mbledhura në vendngjarje u ri-ekzaminuan.

Asnjë ADN nuk përputhej me atë të 71 vjeçarit.

Coley u konsiderua si një i burgosur model pasi studioi për një diplomë bachelor gjatë kohës që ishte në burg.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme