Delegacioni i PE-së në Beograd, insiston për vazhdimin e dialogut me Prishtinën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit sot me delegacionin e Parlamentit Europian, deklaroi se nga bashkësia ndërkombëtare pret të mos hesht për faktin se shqiptarët nuk kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe për vënien e taksës anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia, raportojnë mediat e Beogradit, transmeton Koha.net.

Vuçiq me delegacionin e PE-së, që kryesohej nga raportuesi i këtij parlamenti për Serbinë, David McAllister, u takua sot në Beograd.

Vuçiq dhe McAllister kanë biseduar në lidhje me problemin e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe, siç raportohet, vlerësuan se është e domosdoshme rikthimi i një ambienti pozitiv, në mënyrë që të krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut.

Sipas komunikatës, Vuçiq ka thënë se pret nga bashkësia ndërkombëtare që të mos heshtë ndaj faktit se shqiptarët nuk e kanë zbatuar Marrëveshjen e Brukselit dhe se kanë vendosur taksa anticivilizuese ndaj mallrave nga Serbia.

Vuçiq ka shtuar se “vetëm kur të përmbushet kjo kërkesë” (heqja e taksës 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia – v.j) “krijohen kushtet për vazhdimin e dialogut.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme