Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me inicialet G.H., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi seksual duke keqpërdorur pozitën, autoritetin apo profesionin”.
Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit prej datës 27.02.2019 deri me datë 27.03.2019.
“Gjykata ka konstatuar se lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është përmbushur kriteri nga neni 187 paragrafi 1, nënparagrafi .1.2 pika 1.2.2. të KPRK-së, si kusht i veçantë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit G.H”.
“Kjo për shkak se ka arsye për të besuar dhe ekzistojnë rrethana të posaçme që i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën A.G dhe se masa e paraburgimit është e vetmja masë për të siguruar zhvillimin e pa penguar të procedurës penale”.
“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri G.H., duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar ka keqpërdorur pozitën, autoritetin dhe profesionin e tij si avokat”.
“Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.