Plaku 95-vjeçar është me origjinë nga ish-Jugosllavia dhe pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore
Mulayim Can nga Inegoli, në veriperndim të Turqisë ka 152 nipër e mbesa.
Plaku 95-vjeçar është me origjinë nga ish-Jugosllavia dhe pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, të cilën ia rrëfeu deputetit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (Partia AK) në Bursë, Vildan Yılmaz Gürel gjatë vizitës së tij.
Can pas vetes ka dy martesa dhe 12 fëmijë ndërsa tani ka edhe 152 nipër e mbesa, siç tha, disave madje nuk ua di as emrat.