Shefi i delegacionit të BE-së në Serbi Sem Fabrizi ka thënë se qëndrimi i BE-së rreth dialogut të Kosovës e Serbisë nuk ka ndryshuar dhe se duhet të arrihet një marrëveshje e përhershme.
Fabrizi ka thënë se BE konsideron se duhet të arrihet marrëveshje e qëndrueshme, lirgjërisht e obligueshme në harmoni me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet e BE-së, dhe ka shtuar se nuk dëshiron të komentojë idetë të cilat përmenden si zgjidhje të mundshme, si përkufizimi.
“Beogradi e Prishtina duhet të arrijnë marrëveshje për diçka që është e qëndrueshme dhe reale. Pra, kjo ide (për përkufizimin) apo cilën do qoftë tjetër, ne nuk e komentojmë nga aspekti i përmbajtjes së marrëveshjes ë cila do të arrihet”, ka thënë ai sipas medieve serbe.
Fabrizi ka përseritur po ashtu se taksa e vënë nga Kosova në mallin serb duhet të hiqet.