Qytetarët e Gjakovës kanë reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, për tentim ndërrimin e destinacionit të zonës historike të Gjakovës me qëllim të lejimit të ndërtimeve të larta
Sipas tyre, po synohet një plan përfitues për të shkatërruar zonën historike të Gjakovës, përkatësisht zonën tek Mejtepi Ryzhdije, ku është e vendosur shtëpia kullë e lindjes të një prej figurave më të shquara kombëtare, Sylejman Vokshit.
Ky është reagimi i Iniciativës për Mbrojtjen e Kullës së “Sylejman Vokshit”:
‘Rrokaqiejt’ e Ardian Gjinit rrezikojnë zonën historike të Gjakovës
Përmes këtij reagimi qytetar, dëshirojmë të shprehim pakënaqësinë dhe indinjatën e thellë të qytetarëve të Gjakovës lidhur me vendimin e Kryetarit të Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, për realizimin e planit të tij PERFITUES për të shkatërruar zonën historike të Gjakovës, përkatësisht zonën tek Mejtepi Ruzhdije, ku është e vendosur shtëpia (kullë) e lindjes së një prej figurave më të shquara kombëtare – përkatësisht udhëheqësit ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Sylejman Vokshit.
Në realizimin e këtij plani PERFITUES Kryetari i Komunës së Gjakovës, synon të shërbehet me gjoja ‘vendimet e shumicës’ në Kuvendin Komunal të Gjakovës, kësisoji duke synuar të sjellë për herë të tretë me rradhë, për një periudhë të shkurtër kohore përpara vendim-marrësve komunalë, një projekt për përmbysjen e një vendimi paraprak të Kuvendit Komunal të Gjakovës me të cilin zona e njohur si Mejtepi Ruzhdije, përkatësisht zona përreth shtëpisë (kullë) të lindjes së Sylejman Vokshit ishte shpallur zonë e veçantë e mbrojtur, duke shpronësuar pronat përreth këtij objekti me qëllim ruajtjen dhe pengimin e ndërtimit të objekteve që do të dëmtonin apo në çfarëdo forme tjetër zhvlerësonin vlerën historike të kësaj zone. Kjo ndërmarrje MONSTRUOZE e orkestruar nga Kryetari i Komunës së Gjakovës, z. Ardian Gjini, po bëhet me të vetmin qëllim, shkatërrim të zonës së mbrojtur historike të Gjakovës, duke lejuar ndërtime të larta banesore dhe afariste në shërbim të interesave të ngushta partiake dhe të pastra perfituese-_klienteliste tashmë të dëshmuara.
Me këtë rast, duam t’i rikujtojmë Kryetarit të Komunës së Gjakovës dhe vendimarrësve komunalë se shtëpia (kullë) e Sylejman Vokshit dhe zona te Mejtepi Ruzhdije jane monumente nën mbrojtje të përhershme[1] të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe si te tilla figurojnë në Databazën e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës, si një monumente të rëndësisë së veçantë arkitektuale i kohës osmane.
Zona në fjalë përveç që është nikoqire e shtëpisë (kullë) të Sylejman Vokshit, gjithashtu është zonë në të cilën ishte e vendosur Shkolla e Parë Shqipe në Gjakovë, një monument që poashtu është nën mbrojtje të përkohshme[2], nga MKRS-së Sa i takon anës formale dhe procedurale të vendim-marrjes publike, poashtu, duam t’i rikujtojmë Kryetarit të Komunës dhe vendim-marrësve komunalë, se vetë mënyra klandestine e procedimit të kësaj politike është në kundërshtim me parimin e sundimit të ligjit, dhe atë për një numër arsyesh.
E para, demokracia parlamentare në Kosovë nuk është e dizajnuar sipas modelit të supremacisë parlamentare
E dyta dhe thelbesorja është se :Qeveritë ndryshohen por vendimet e marra nga ato pararapraket janë të plotfuqishme ,obligative për tu zbatuar sipas parimeve integrale të sundimit të ligjit.
Kësisoji, vendimi i Kuvendit Komunal të Gjakovës 01 nr. 011-78935/2015 të datës 27. 10. 2015, për shpronësimin e pronave përreth zonës historike në fjalë është ligjërisht valid dhe nuk mund të rishikohet nga përbërja përfaqësuese e mëvonshme në raste të panumërta.
Kësisoji, pritjet legjitime dhe të drejtat e personave të shpronësuar të fituara me vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, të vitit 2015, me numër 011-78935/2015 janë të drejta legjitime dhe me plot të drejtë presin realizimin e tyre.
Cfarëdo rivendosje në rivotim do të ishte provë që qëllimi i Kryesuesit të Kuvendit dhe Kryetarit të Komunës është që të keqpërdor një vendim në dëm të interest publik.
Lidhur me te , grupi i qytetarëve të Gjakovës është i vendosur dhe këmbëngulës deri në tërheqjen përfundimtare dhe të pakushtëzuar të vendimit të Kryetarit të Komunës së Gjakovës për ndërrimin e destinimit të zonës së mbrojtur historike tek Mejtepi Ruzhdije, duke u kamufluar prapa ‘vendimeve të shumicës’. Në realizimin e kërkesave të veta, grupi i qytetarëve të Gjakovës do të përdorë të gjitha mjetet e njohura demokratike –kushtetuese dhe ligjore – duke mos përjashtuar edhe protestat dhe format tjera të mosbindjes civile.