30 ditë paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Zoran Vukotiq, i dyshuar për krime lufte në Kosovë, ka dalë para Gjykatës Themelore të Mitrovicës të premten, ka konfirmuar për Klan Kosovën zëdhënësja e misionit të EULEX-it, Besa Domi.

Atij në këtë seancë i është cakutar masa e paraburgimit prej 30 ditësh, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake.

Vukotiq u arrestua nga autoritetet malaziase më 11 mars të këtij viti, ndërsa të enjten nga autoritetet e shtetit fqinj u krye ekstradimi në Kosovë.
Ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, ndër të cilët sic merr vesh Klan Kosova është edhe Goroljub Paunoviq, i njohur me nofkën “postieri”, ka kryer krime kundër popullatës civile në rrethinën e Vushtrrisë, dhe ka qenë i përfshirë në masakrën ndaj 104 civilëve në fshatin Studime të këtij qyteti.

zoran-1

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme