Policia e Kosovës ka arrestuar në Rahovec një të dyshuar, të përkatësisë serbe, i cili nën ndikimin e alkoolit (3.18 ‰) fillimisht ka sulmuar bashkëshorten e tij, shtetase e Shqipërisë, e më pas edhe nënën e tij
Bëhet e ditur se i dyshuari me vendimin e prokurorit dërgohet në qendrën e mbajtjes, ndërkaq viktimat nuk kanë pranuar trajtim mjekësor.
“Viktimat nuk kanë pranuar të marrin trajtim mjekësor, kurse i dyshuari me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e policisë.