Veseli tha së Qeveria mund të bie, kjo është përgjigja e AAK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar dje se cdo qeveri mund të rrëzohet por forcat ameriakane saktësisht Bondsteel nuk mund të largohet nga Kosova.

Këto deklatrata vijnë pas regaimeve amerikane se Boundsteel mund të largohet nëse Kosova nuk shqyrton taksën ndaj shtetit serb.

Por kryeministri Haradinaj nuk e ka mendjen që të ndryshojë qendrim për taksën.

Madje nga partia e tij thonë se kanë mbështetje absolute qytetare për ta mbajtur taksën në fuqi.

Teuta Haxhiu nga kjo parti i ka thënë Gazetës Blic, se AAK nuk po mirret me deklarata të tilla, dhe as me të tjera cështje.

Ajo ka thënë se qeveria Haradinaj ka zgjedhur të punoj dhe se nuk po mirret me asgjë tjetër.

“Ne për hërë të parë kemi tregu që ka zot shpije në këtë vend dhe se Kosova më nuk bëhet urë për interesat e Serbisë.Kjo qeveri është e gatshme për punë dhe nuk po merret me asgje tjetër përveq punëve” ka thënë Haxhiu

E pyetur nësë deklarata e Veselit ishte kërcënim për koalicionin, Haxhiu ka thënë se qëndrimet e Haradinajt janë publike për taksën dhe për koalicionin, dhe ka theksuar sërish se ata nuk po mierren me deklrata politike.

“Jemi shumë të vendosur për të punu dhe për të vazhdu, dhe me këtë po merremi. Gjithqka çka është publike për taksën s’kam qka them më tepër. Por kjo në asnjë rast nuk nënkputon që ne po i frikësohemi zgjedhjve. Përkundrazi kurdo që ato vijnë ne jemi gati, më shumë se kurrë” ka thënë Haxhiu për Gazetën Blic.

Në fotografi: Teuta Haxhiu

Ajo ka shtuar se AAK dhe Haradinaj ka mbështetjen e plotë të qytetarëvë për traksën dhe kjo ka thënë ajo i bënë që mos të kenë frikë nga zgjedhjet

“Sa i përket zgjedhjeve, AAK kurrë nuk ka qenë më e fortë dhe aspak nuk frikësohet nga kjo.Mbështetja më e madhe për këtë taksë e ka qenë prej qytetarëve.

Atyre nuk ju interson asgjë më shumë se sa kjo taksë që ka qenëv vendim i duhur politik në kohën e duhur” është shprehur Haxhiu.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme