Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se Shqipëria pa të do ishte si Juventuesi pa Ronaldon.
Rama ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Porta a Porta” në televizionin shtetëror Italian, “Rai Uno”, ku ka folur për aktualitetin politik në Shqipëri.
Ai ka thënë se kërkesa e opozits shqiptare për t’u larguar rama është sit ë kërkosh të largohet Ronaldo nga Juventus.
“Ata u larguan nga Parlamenti dhe thanë që kryeministri duhet të largohet. Pra, Juventusi duhet të largohet dhe të krijohet një skuadër e re pa Cristano Ronaldon. Pra, ata u larguan nga Parlamenti, ndërkohë që deputetët po zëvendësohen me pasuesit në lista. Në qershor janë zgjedhjet, por ata kanë bërë të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet e shkuara. Sipas sondazheve të mija janë me keq se opozita e juaj”, deklaroi Rama.