Kurti: Qeveria ka interes në shfajësimin e presidentit dhe përsëritjen e gabimeve nga e kaluara

Nesër bëhet 8 vite që nga fillimi i dialogut Kosovë-Sërbi në Bruksel.


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se neser shënohen 8 vjet që nga fillimi dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa pasneser bëhen 8 muaj që kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit.

Këto deklarata Kurti i ka bërë në një postim në Facebook.

Ai ka thënë se dialogu i filluar që 8 vite ishte njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi.

‘8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje’, ka thënë Kurti.

Tutje ai ka shtuar se sot as 8 minuta nuk do të diskutohen për këto vite të humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësitë institucionale.

Kurti këtë deklaratë e ka përfunduar duke thënë se derisa qeveria insiston më vazhdimin e platformës për dialogun e ardhshëm ajo do të përsërisë prapë gabimet nga e kaluara

‘Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara’, ka thenë ai.

Ky është postimi plotë i kryetarit të Lëvizjes Vetvendosje:

“Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara”, ka shkruar Kurti në Facebook.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme