David Hale: SHBA nuk do të ofrojë recetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale do të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën në fund të kësaj jave, ku, sipas Departamentit të Shtetit, ai do të bisedojë me zyrtarë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Hale, i cili mban këtë pozitë që nga gushti i vitit të kaluar, më parë ka qenë, ambasador i SHBA-ve në Pakistan, Liban dhe Jordani.

Si diplomat i karrierës, në atë kohë, ai ishte i dërguar i posaçëm për procesin e paqes në Lindjen e Mesme.

Në një intervistë për “Danas”, Hale thotë se “as  Shtetet e Bashkuara” apo dikush tjetër, nuk mund  “të diktojë rezultatin përfundimtar të negociatave Beograd-Prishtinë”.

“Ka një shans që një zgjidhje gjithëpërfshirëse do të arrihet këtë vit, por vetëm nëse dialogu fillimisht do të rifillojë. Është koha për të ndaluar provokimet nga të dyja anët, për të hequr taksën dhe për ta kthyer Beogradin dhe Prishtinën në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe se të dyja palët janë të angazhuara për paqe”.

” Ne besojmë se “do të ishte për keqardhje të humbasim këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike”, siç tha Presidenti Trump në letrat që ai kohët e fundit u dërgoi dy presidentëve, Vuçiq dhe Thaçi. Njëzet vjet pasiguri është me të vërtetë shumë. Ka ardhur koha që Beogradi dhe Prishtina të zgjidhin përfundimisht këtë problem”.

Sipas tij, Amerika nuk do të ofrojë një recetë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

“Ne besojmë se ajo duhet të jetë e zbatueshme si në Kosovë ashtu edhe në Serbi dhe duhet të kontribuojë në stabilitetin afatgjatë të rajonit. Vetëm Beogradi dhe Prishtina mund ta bëjnë këtë përmes negociatave të drejtpërdrejta që nevojiten për të arritur një zgjidhje”.

“Udhëheqësit dhe ekipet e tyre duhet të përtërijnë negociatat e udhëhequra nga Bashkimi Evropian për të shqyrtuar të gjitha mundësitë dhe atë të qytetarëve të saj sinqerisht dhe haptazi të komunikojnë. Në këtë proces, udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës kanë mbështetjen tonë të plotë”, shtoi Hale.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme