Tema për platformën është shumë më rëndësi për vendin dhe zvarritjet e tilla nuk janë në interes të vendit, tha Limaj, transmeton Gazeta Metro.
Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialog me Serbinë, Fatmir Limaj ka thënë se Platforma është dokument i përgatitur nga Delegacioni Shtetëror.
Ai ka thënë se nëse ka vullnet mund të vazhdohet debati për Platformën.
“Po bëjmë lojë fjalësh. Janë dy gjëra krejt të ndryshme. Prandaj diskutimi për platformën është një çështje krejt ndryshe nga projektligji”, ka thënë Limaj në seancën e sotme plenare.
Limaj ka shtuar se, “tema për platformën është shumë më rëndësi për vendin”.
Ai ka insistuar se procedurat parlamentare janë respektuar dhe se zvarritjet nuk janë në interes të vendit.