Limaj: Kuptojeni seriozitetin e platformës, në Bruksel shkojmë për të rifuqizuar Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Rpublikës së Kosovës, platformën e delegacionit shtetëror për dialogun me Serbinë.

Limaj ka dhënë detaje për rezolutën mbi procesin e dialogut me Serbinë, që u votua në Kuvend të Kosovës më 15 dhjetor të vitit të kaluar, raporton Indeksonline.

“Në përputhje me aktet e kuvendit, delegacioni do të informoj kuvendin për të gjitha çështjet e dialogut. Kosova është shtet i  pavarur dhe sovran nga shpallja e pavarësisë më 2008, GJNK konfirmoi se shpallja e pavarësisë ishte e drejtë”, ka theksuar Limaj.

Ai tutje ka treguar përmbajtjen e rezolutës, e cila pritet të hidhet pas pak në votim në Kuvendin e Kosovës.

“Synimet kryesore të Kosovës janë: të sigurohet njoha e Kosovës, të punohet në intergrime, të sigurohet anëtarësimi i Kosovës në OKB, NATO, OSBE dhe BE, të njihemi nga pesë shtetet e BE-së,  të ngrisim çështjet e luftës; të kërkojmë kompensim ekonomik për viktimat e luftës, dëmet materiale, të avansohet komuniteti shqiptar në Serbi, të zbardhet fati i të pagjeturve, etj”, ka thënë Limaj.

Ai ka shprehur besimin se Serbia ka informacionet për të pagjeturit dhe se duhet të hap arkivat policore për të zbardhur fatin e tyre.

“Do të kërkojë trajtimin hetimin e të gjitha krimeve që kanë ndodh në Kosovë gjatë luftës. Presidenti serb para pak ditësh mohoi krimet që janë kryer në Prekaz, e për këtë nuk pati reagime as nga Bashkimi Evropian. Ju ftoj me shumë seriozitet të kuptojmë peshën e këtij momentin të rëndësishëm. Kosova duhet ti përgjigjet dialogut dhe të futet në këtë proces. Është në interes të dy vendeve dhe regjionit të mbyllim këtë temë, duke respektuar njëri-tjetrin. Ne shkojmë në Bruksel për të rifuqizuar shtetin tonë, për të gjetur rrugë të fillimit të bashkëpunimit, për ti dhënë mundësi dy vendeve për të shkuar drejt rrugëve evropiane. Nuk duet të bëjmë asnjë pengese për tu ulur në atë tavolinë të bisedimeve. Ju ftoj që pas diskutimit që do të ketë, të votohet kjo platformë dhe Kosova të ketë një zë zyrtar në dialog me Serbinë”, ka përfunduar Limaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme