Flet Rrustem Mustafa, mohon se është ndaluar në kufi me Maqedoninë

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa ka reaguar pas raportimeve se ai është ndaluar në kufi nga pala maqedonase.

Më herët gjatë ditës në media ishte raportuar se “Remi” është ndaluar nga autoritetet maqedonase për shkak të hetimeve nga Gjykata Speciale, shkruan lajmi.net.

Mirëpo vetë Mustafa i ka demantuar këto raportime.

Ai për lajmi.net ka thënë se këto pretendime janë gënjeshtra dhe se ai aktualisht gjindet në Tetovë.

“Gënjeshtra janë, unë aktualisht jam mbi Kodër të Diellit në Tetovë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa po ashtu ka thënë se në kufirin me Maqedoninë nuk e ka pasur asnjë problem.

Kujtojmë se Rrustem Mustafa është ftuar nga Specialja në cilësinë e dëshmitarit të dyshuar.

Ai kishte dhënë intervistën e tij në Hagë në lidhje me pretendimet e Prokurorisë së Specializuar për krime lufte në Kosovë. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme