Mercedesi 60-vjeçar, kushton 1.5 milionë dollarë

Modelet e vjetra shpeshherë mund të konsiderohen më të vlefshme nga kompanitë prodhuese të makinave sesa ato të rejat.

Së fundmi, kompania e famshme Mercedes-Benz ka ri-blerë një Coupe të modelit ‘300 SL’, prodhim i vitit 1954, i cili gjendej në njërën nga depot e makinave në Florida, që para një dekade, transmeton lajmi.net.

Vetura kishte kushtuar 11.000 dollarë atëbotë, ndërsa vetëm 1.400 sosh ishin prodhuar përgjatë viteve 1954-1963. Por, tanimë vetura kap shumën prej plot 1.5 milionë dollarësh.

Ngjyra origjinale e veturës ishte e kaltër, së cilës do t’i nevojiten 2 vite për restaurim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme