Kryeministrja e Serbisë, Ana Bernabiq deklaroi sot se ende nuk është koha për një qëndrim dhe përgjigje të Serbisë ndaj Platformës së Prishtinës për negociata me Beogradin, raporton FoNet.
Bernabiq u tha gazetarëve në Beograd se duhet të dëgjohet qëndrimi i aktorëve ndërkombëtarë, para së gjithash i Brukselit që është garantues i Marrëveshjes së Brukselit dhe mbikëqyrës i dialogut.
Sipas saj, Brukseli ende nuk është shprehur në lidhje me situatën e krijuar, ndërsa ka shtuar se kjo nuk është korrekte dhe se pret reagimin e BE-së.