Ndau 30 mijë euro për Bujar Bukoshin, e veç 10 mijë për familjet e policëve që vdiqën në detyrë

eta në Kosovë nuk vlen njëjtë për secilin. Së paku kjo lihet të nënkuptohet nga shpenzimet e  Qeverisë së Kosovës dhe ndihmat që ajo alokon në raste të veçanta. Derisa kryeministri Ramush Haradinaj ka ndarë 15 mijë euro për familjen e Nexhat Dacit pasi që humbi jetën në një qendër rekreative i biri i tij zëvendësministër, ai është treguar zemërgjerë edhe me ish funksionarin politik, Bujar Bukoshi. Për trajtimin mjekësor të Bujar Bukoshit qeveria e Kosovës ka ndarë një fond prej 30 mijë eurosh, njofton KosovaPost.

Se jeta e tyre është më e vlefshme dëshmon edhe fakti se për familjet e dy policëve të ndjerë të cilët e humbën jetën tragjikisht në Kaçanik në kryerjen e detyrës së tyre, qeveria e Kosovës ka ndarë shumë në vlerë të 10 mijë eurove.

Nuk dihet saktë se kush dhe si i ka bërë këto përllogaritje, por sipas përfundimit del se nëse je në shërbim të institucioneve dhe e humb jetën duke e kryer detyrën kryeministri të vlerëson më pak sesa nëse je fëmijë funksionari apo edhe ish-funksionar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme