Gjykata Themelore në Prilep ka dënuar me 18 vjet burgim policin nga Manastiri, Enver Toska për vrasjen e 36 vjeçarit Bekir Alili.
25 vjeçari Toska dje në seancën e parë të procesit gjyqësor kundër tij, e ka pranuar veprën dhe ka shprehur keqardhje deri te familja e viktimës.
Ai u dënua më 14 shtator vitin e kaluar e ka vrarë Bekir Alilin dhe e ka djegur trupin e tij për të fshehur dëshmitë. Kjo cilësohet si njëra ndër veprat më të rënda në grupin e veprave penale, vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2. Dënimi për këtë vepër penale është nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.