I vrari mbrëmjen e sotme në Gjakovë është 40 vjeçari Tun Bezhi, ndërsa nga të shtënat mbeti i plagosur edhe A.N, 56 vjeçar, raporton Gazeta Metro.
Familjarët e kanë bërë të ditur lajmin përmes postimeve në facebook.
Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar (A.Gj.) për vrasjen dhe plagosjen në fshatin Mramull të Gjakovës.
Ndërkohë sipas informacioneve të para, ngjarja dyshohet se ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje rreth një prone që i vrari ka pasur me të dyshuarin./gazetametro.net