Zaev nga takimi me Ramën mesazh opozitës në Shqipëri

Nga Tirana, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Edi Ramën, ka dhënë një mesazh për opozitën shqiptare. Në protestë prej 16 shkurtit dhe pas vendimit për djegien e mandateve është tashmë jashtë parlamentit. Ai e ka quajtur të drejtë legjitime protestën dhe si shprehje e demokracisë, por ka apeluar për të vënë të parin interesin e vendit dhe synimin e madh të çeljes së negociatave me BE.

“Ne ishim opozitë para 21 muajsh, e tani jam kryeministër, nuk është shumë larg për tu kujtuar se ca ndodh, e të bëjmë paralele me vendin tuaj. Jemi miq të gjithë shqiptarëve, por duhet të theksoj se në kohën kur unë isha në opozitë raportet e partnerëve, BE, flisnin për regjim hibrid në Maqedoninë e Veriut, e drejta e proceseve demokratike ishte e mundur njësoj si këtu, por kur flisja me Hahn si shef i opozitës, flisja me zyrtarët e BE-së, lusja për vendin tim t’u jepej datë e bisedimeve se ishte qëllim strategjik i vendit pa dallim për konfrontimet e brendshme si shtet.

E kuptoj opozitën kudo qoftë, por duhet të kemi kujdes ndaj shtetit, pa marrë parasysh se jemi në pushtet apo opozitë, si mik i Shqipërisë, dëshiroj gjithë të mirat për këtë vend e popull miqësor, demonstrata janë vegël e demokracisë, por duhet të kemi kujdes për të ardhmen, Shqipëria pret vite të tëra të hapen kapitujt për këtë proces”- tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme