Itali, i riu shqiptar kapet me heroinë vlera 6 mln euro

Policia italiane ka arrestuar një emigrant shqiptar, me banim në provincën e Foggias. Bëhet fjalë për 31-vjeçarin me iniciale M.A, i cili edhe pse pa precedent penal, akuzohet për trafik heroine.

Sasia e heroinës së sekuestruar është 22 kilogramë e mbi 90 kilogramë lëndë përzierëse për përgatitjen e dozave të drogës.

Lënda narkotike do të sillte në treg një përfitim mbi 6 milionë e gjysmë euro.

Ndalimi i shqiptarit është bërë gjatë një kontrolli të policisë rrugore ndërsa po udhëtonte me automjetin e tij “Jaguar” në territorin e komunës së Massafra, raporton Oranews.

Gjatë inspektimit të automjetit me ndihmën e qenve antidrogë janë gjetur fshehur në airbag rreth 4 kg e 200 gramë heroinë ndërsa gjatë kontrollit në garazhin e banesës së shqiptarit janë gjetur 18 kg të tjera heroinë si dhe rreth 90 kilogramë lëndë përzierëse e instrumente për përgatitjen e dozave të drogës.

31 vjeçari shqiptar M.A është vënë në pranga e ndodhet në burgun e Tarantos në dispozicion të autoriteteve gjyqësore, Gjatë marrjes në pyetje ai ka preferuar të mos i përgjigjet prokurorëve italianë.

Policia italiane po heton mbi jetën e emigrantit shqiptar në Foggias e lidhjet e tij me trafikantët e drogës në territor.

Nën sekuestrim është vënë dhe automjeti luksoz i tij i tipit “Jaguar”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme