Policia në Kaçanik kërkon rritjen e masave të sigurisë nëpër shkolla

Komuna e Kaçanikut, të martën, ka publikuar hulumtimin “Siguria në shkollat e qytetit të Kaçanikut”, i cili është realizuar nga Policia e Kosovës.

“Përfaqësues të institucioneve komunale, përfaqësues të Stacionit të Policisë në Kaçanik, drejtorë shkollash dhe përfaqësues të Këshillit të prindërve janë takuar për të diskutuar në përgjithësi për gjendjen e sigurisë në shkollat e Komunës së Kaçanikut.

Në këtë takim është publikuar edhe raporti i hulumtimit “Siguria në shkollat e qytetit të Kaçanikut”, që është realizuar nga Stacioni Policor në Kaçanik, thuhet në një komunikatë të Komunës. Ky hulumtim është bërë me qëllim të ofrimit të një ambienti sa më të sigurt, largimin e dukurive negative dhe ngritjen e besueshmërisë dhe kënaqshmërisë së punës policore në përgjithësi”, thuhet në komunikatën e Komunës.

Sipas tyre, në këtë hulumtim janë dhënë edhe disa rekomandime nga të pranishmit në takim, duke kërkuar që këto rekomandime të zbatohen, me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të qetë dhe të sigurt në shkolla për fëmijët e tyre. “Në mesin e rekomandimeve në këtë hulumtim është edhe ngritja e nivelit të bashkëpunimit mes policisë, Drejtorisë së arsimit, drejtorëve të shkollave, prindërve dhe nxënësve, organizimi i ligjëratave të ndryshme, shpërndarje të fletushkave, mbajtja e aktiviteteve të tjera me qëllim të parandalimit të dukurive negative etj.”, thuhet në komunikatë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme