Aeroporti i Kukësit me koncesion për 35 vite, miratohet kontrata

Aeroporti i Kukësit jepet me koncesion për 35 vite, me qëllim ndërtimin dhe vënien e tij në funksion. Ministrja e Transporteve dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi sot nënshkrimin e kontratës. Koncesionarët do të jetë një konsorcium mes dy shoqërive shqiptare, “Global Technical Mechanichs” dhe “Bami sh.p.k.”.

Balluku tha se aeroporti do të ketë rreth 300 mijë pasagjerë në vit, ndërsa në fazën përfundimtare numri i të punësuarve do arrijë 12 mijë persona. “Sot është miratuar nga qeveria kontrata e koncesionit për aeroportin e Kukësit. Koncesioni i tenderimit u krye në dhjetor 2018. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit është 35 vite dhe kontrata për ndërtimin është 24 muaj. Për ndërtimin e aeroportit do të punësohen fillimisht 250 persona dhe në fazën finale do të shkojë në 12 mijë të punësuar. Aeroporti pritet të ketë 300 mijë pasagjerë në vit”, tha ajo.

Balluku theksoi më tej se për aeroportin e Kukësit do shpenzohen 8 mln euro. Interes për aeroportin e Kukësit besohet se ka nga shumë kompani të cilat operojnë me low cost.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme