Një 32-vjeçar në qytetin e Kukësit ka humbur jetën gjatë punës në rikonstruktimin e urave në Rrugën e Kombit. Mësohet se vikitma është Alfred Frroku. Frroku ishte punëtor i dublimit të ujrave. Ai ka gjetur vdekjen pasi ka rënë nga një lartësi e madhe. Ngjajra ndodhi rreth orës 11:30 tek Ura e Përbregut, Ura e Uzinës, gjashtë kilometra nga qyteti i Kukësit.