Kadrijaj – Abdixhikut: Qe 20 vjet mezi arrita ta kem një shtëpi, qysh arrite ti me një rrogë me i ba dy shtëpia e një banesë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka thënë se është e papranueshme që një deputet t’i quaj cuba kolegët e tij, teksa ka folur për reagimin e deputetit të LDK’së, Lumir Abdixhiku ndaj deputetëve të AAK’së.

Kadrijaj ka thënë se nuk i pëlqen gjuha denigruese ndaj deputetëve, andaj ka reaguar ndaj Abdixhikut.

Madje, ka thënë se nuk është në rregull që të shesë moral dikush që sipas saj, s’ka moral vetë.

“Reagimi im ka qenë një kundërpërgjigje ndaj një deklarate të Abdixhikut. Ne duhet ta ruajmë kolegialitetin. T’i quash deputetët cuba, kjo s’do koment. Andaj, iu kam kundërpërgjigjur Abdixhikut. Nuk më pëlqen gjuha denigruese ndaj deputetëve. Me të shit moral dikush që s’ka moral vetë, atëherë për mua është e papranueshme.  Si mundi ai t’i bëjë dy shtëpia e një banesë. Ndërsa unë qe 20 vite jam t’u punu, menzi një shtëpi e kam bërë”, ka thënë Kadriaj në T7.

Kjo deklaratë e saj vie pas një reagimi që publikoi sot në rrjetin social “Facebook”.

“Duke tentuar të krijoj hapsirë mbrenda LDK-së, zoti Abdixhiku ka filluar me fyrje e me denigrime kundër deputetëve dhe në përgjithsi kundër të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai. Gjithmonë jam mundu të jem korrekt me kolegë deputet, por z. Abdigjiku duke i fyer koleget e tij me detyroi të ia përkujtoj shkurt dy gjëra: E para, si arrite të krijosh gjithë këtë pasuri me një pagë të Riinvestit? E dyta: atë ndihmoj baba i nusës me tendera ne KEK, apo ti i ndihmove atij të punësohet aty? Besoj që këto pergjigje gazetarët munden t’i verifikojnë shumë lehtë! Pa dashur me e ofendu askënd por duke besu në vlerat e Parlamentit u detyrova të i reagoj”, kishte shkruar Kadriaj në Facebook.

Ky reagim i saj kishte ardhur pas një publikimi të deputetit Abdixhiku, në të cilin ai kishte thënë se ‘kjo është Kosova e cubave’, teksa kishte përmendur deklaratat e deputetëve të AAK’së, në të cilat ata ishin munduar t’i arsyetojnë punësimet e familjarëve të tyre në institucione publike.

“Margaritarë nga paraqitjet e 3 deputetëve të pushtetit në debatet televizive sot: – “Në Kosovë është më mirë se në Gjermani”. – “Me mujtë krejt të partisë time i punësoj”. – “Konkursi ishte i padrejtë; kërkonin shkollë”. Është Kosova e cubave kjo!”, kishte shkruar Abdixhiku.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme