Është duke u mbajtur debati publik me temën “Platforma e Kosovës për dialog – realiteti apo fundi i dialogu”. Bashkëkryesuesi i delegacionit për dialog me Serbinë, Fatmir Limaj ka përsëritur se në Bruksel shkojnë veç për njohje nga Serbia.
“Nuk e pse gjithë ajo zhurmë në Beograd, ata e dinë që Kosova e ka një kushtetutë dhe është shtet i pavarur.Kosova ka një propozim zyrtar e ne nuk kem qëndrim zyrtar se me çka Serbia është e gatshme ta njohë Kosovën”.“Ne shkojmë në Bruksel për njohje. Kosova është e pandashme e pacenueshëm territori i saj. Pa njohje nuk ka kuptim, nuk shkojmë atje të bisedojmë për kanalizim”, ka thënë Limaj.
Në këtë panel po merrin pjesë edhe analisti politik Fadil Lepaja, kryetari i Forumit Nacional Serb Aleksandar Đikiq dhe kryetari i Partisë Progresive Demokratike, Nenad Rashiq.