Një nënë shpesh i huton të gjithë ata që e shohin për herë të parë, pasi ata mendojnë se ajo është motra e vajzës së saj, edhe përkundër faktit që kanë 23 vite dallim në moshë.
E gjithë kjo ndodh për shkak të pamjes së saj, trupit të tonifikuar dhe veshjes moderne. Nëna e dy fëmijëve Andrea Malczewski, 34-vjeçe nga Havai, i duhet gjithmonë t’ua shpjegoj njerëzve se Sharon Gause, 57-vjeçe që vepron dhe punon në Washington, është nëna e saj e jo motr.
Andrea dhe Sharon që me profesion janë frizere, kanë pranuar se pamja e tyre, shija e njëjtë e veshjes dhe ushtrimet e vazhdueshme që i bëjnë, u ndihmon që të jenë në formën më të mirë.
Ato madje kanë marrë pjesë së bashku në katër maratone dhe nëntë gjysmë maratone, vetëm dhe vetëm që të ruajnë linjat trupore – megjithatë pranojnë se u pëlqen t’i cilësojnë si motra, pasi kjo vetëm sa po i bënë më të forta.
Andrea që jeton me dy fëmijët e saj Kiya, 12-vjeçe, dhe Adrienna, 9, ka pranuar se është shumë e afërt me të ëmën edhe pse jetojnë larg njëra-tjetrës.