Ambasadorët e huaj në Kosovë kohën e fundit u dhanë kritika politikanëve të vendit.
Dhe krejt këto kritika të reja të ndërkombëtarëve, qeveritarëve kosovarë mund t’iu jenë dukur si déjà vu, pasi që kohëve të fundit situata të tilla ishin jo fort të rralla.
Kësi ashpërsie ndërkombëtarët patën shfaqur edhe pas vendimit të Qeverisë për vendosjen e taksës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake, si dhe në tentimin e parlamentit në fund të vitit 2017 për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Ish-zëdhënësi i qeverisë së kaluar, tani analistit politik, Faton Abdullahu, vlerëson se këto ngjarje tregojnë se marrëdhëniet e Kosovës me vendet mike nuk kanë qenë kurrë më të ftohura.
Ai thotë se në këtë po ndikojnë mospajtimet e partnerëve të koalicionit dhe përtacisë së tyre për të dalë nga një status quo.
Njëjtë vlerëson edhe njërri nga nënkryetarët e PDK-së, Rexhep Hoti, cili përmes telefonit tha se deklaratat e fundit të ambasadorëve janë shqetësuese, dhe se në situatën e krijuar kanë kontribuar partitë politike, përfshirë atë ku ai bënë pjesë.
Por, kolegu i tij nga partia, Xhavit Haliti, vlerëson se këto kritika janë të mirëseardhura.